Shkembi Kavajes, Durres, Al
+355 68 2063020

Kompleksi Hotel Vila BELVEDERE

Kompleksi Hotel Vila Belvedere  e ka nisur aktivitetin e tij 21 vite më parë,si një biznes familjar,por ideja e tij ishte dhe vazhdon të jetë t’iu ofrojë klientëve më shumë sesa thjesht një biznes. Aty ku kryefjalë është gjithmonë qëndrimi i qetë, shërbimi perfekt si dhe ngrohtësia familjare që të ofron. Kompleksi ndodhet në zonën e mirënjohur te “ Shkembi i Kavajës”- Durrës. Nga qyteti ynë ka nje distancë prej 9 km dhe nga aeroporti i Tiranës 30 km. Përballë kompleksit ka shërbim urban me kosto modeste. Pranë nesh ka shërbime të tipit si, markete, restorante dhe beach-bar. 20 km nga kompleksi ndodhen lodra uji për fëmijë “Aquapark”,qendra të ndryshme tregëtare si, QTU,Bluestar,Flagship etj.

Restoranti 2 Bregdet - BAMBOO

Fillimi ynë i suksesshëm i detyrohet pikërisht restorantit, Vila Belvedere ,sjell tek ju stilin italian si në dizajn dhe interior, ashtu edhe në kuzhinë e njohur në të gjithë Shqipërinë.Vila Belvedere ka pritur nivelet më të larta të shoqërisë në ambjentet e saj. Disponon tre salla restoranti me kapacitet mbi 200 persona, për të përmbushur çdo kërkesë tuajën e për të vazhduar traditën edhe restorant “ Bamboo” ecën mbi kryefjalën e suksesit tonë, shërbimi. Duket sikur freskia dhe aroma e bregut të detit është ingredient sekret në çdo pjatë të ofruar në atë restorant. Ju mund të zgjidhni të kaloni çdo moment të ditës tuaj në ambientet e Bamboo,por pa humbur në asnjë moment shijen e detit.

Salla Konferencash

Vila Belvedere është e njohur për mbarëvajtjen e aktivitetve të biznesit në Shqipëri dhe rajon. Klientët tanë kryesor janë SOROS,UNDP,OSBE,USAID,KSCF,SAVE THE CHILDREN,FLAG…e shumë të tjerë kanë kaluar eksperienca të paharrueshme në takimet e tyre të punës, këtu në Vila Belvedere. Disponojmë 3 salla konferencash dhe një dhomë pune.
TOSKANA ,sallë me kapacitet 150 persona. E pozicionuar në anë të kopshtit dhe pishinës ,ku fasada e xhamit të përcjell këtë pamje qetësuese dhe frymëzuese. Brenda saj gjejmë stilin antik Italian  te ndërthurur me elementet moderne dhe me një oxhak në krye .
NAPOLEON, sallë me kapacitet prej 70 personash. Ndodhet në katin e pestë të hotelit,ku mrekullisht të ofron pamjen e detit ,si dhe brenda përqafon një stil tipik antik ,me mobilje që i  përkasin tërësisht kësaj fryme .
ORKIDEA,sallë me kapacitet prej 20 personash. Ndodhet në katin e parë të hotelit. Cdo element në këtë sallë shkrihet natyrshëm me kryefjalën e interiorit të brendshëm të hotelit tonë.

Dicka Rreth Nesh

Që qëndrimi juaj të jetë i këndshëm ne sigurohemi që kompleksi t’iu ofrojë të gjitha mundësitë e argëtimit,qetësisë dhe shërbimit.
Kompleksi Hotel-Vila Belvedere disponon :

  • 60 dhoma të arreduara sipas stilit antik Italian dhe të kuruara në detaje me standartin bashkohor të interiorit.
  • Restorant “Belvededre “ me një kapacitet mbi 200 persona.
  • Restorant veror “Garden Taste” me një kapacitet mbi 300 persona.
  • Bar veror me pishinë “Summer Mania”.
  • Restorant-Bar ne bregdet “Bamboo”.

Ashtu sikurse kompleksi ynë iu ofron mundësi të shumta argëtimi dhe qetësie ,afërsia me qytetin e bën edhe më të plotësueshëm këtë prioritet ,duke i  shtuar qëndrimit tuaj në ambjentet tona edhe vizitat që mund të bëni në qytetin e lashtë të Durrësit, ku  mund të vizitoni Muzeun Arkeologjik, Amfiteatrin, Torren Veneciane, Kalaja e Durrësit, Muzeu i Dëshmorëve apo Vila Mbretërore e Zogut.

Kualitet dhe Cilesi
Komoditet
Konferenca dhe Takime

Që aktiviteti juaj të jetë i sukseshëm, ju nuk keni pse të shqetësoheni për pajisje teknike dhe shërbime sekretarie që do t’iu nevojiten. Ne jemi kujdesur që t’iu ofrojmë çdo gjë të nevojshme për t’iu siguruar ecurinë në çdo takim pune që mund të organizoni dhe jo vetëm.
Pajisjet teknike që disponojmë janë:
Projektor, tabelë projektimi, tabelë për flipcharte, sistem fonie,TV, Video DVD , përkthime simulator
Ju mund te lidheni me videokonferencë me partenerët tuaj kudo që të jenë, nëpërmjet s
shërbimit tonë të internetit me fibër optike.
Shërbime sekretarie për të cilat mund të keni nevojë:
Kompjuter me lidhje internet, printer, fotokopje, telefon/Fax.

Evente dhe Argetime

Të qënurit një kompleks na ka sjellë më afër me ju. Përpos tërësisë së shërbimeve që paraqiten më lartë,ne gjithashtu organizojmë evente dhe mundësi argëtimi nga më të ndryshmet që ju të kaloni një kohë sa më të bukur me miqtë dhe familjen tuaj.
Ofrojmë lodra për fëmijë,pishinë për të rritur dhe për të vegjlit tuaj, bilardo, ping pong, sauna.

Kënaqësia juaj është prioriteti ynë!